fbpx

I hynë me armë në shtëpi për të grabitur çiftin, gjykata vendos për dy hajdutët

laze-600x360.jpg

U zhvillua sot në Gjykatën e Tiranës seanca për dhënien e masës së arrestit për Fatjon Metërnikën dhe në mungesë për grabitësin Markeljan Cungu, për të cilët u vendos burg pa afat.

Këta të fundit kryen një grabitje me armë të dielën e 19 janarit në familjen Laze në Allias të Tiranës. Dy djemtë hynë në banesë dhe me t’u përballur me kryefamiljarin Petrit Laze, e qëlluan me armë në trup. Më tutje të rinjtë kanë vjedhur paratë e biznesmenit të prodhimit të brumrave dhe kanë qëlluar në këmbë me një plumb dhe gruan e Petrit, Afërdita Lazen.

Policia arriti të kapë 28 vjeçarin Fatjon Metërnika, ndërsa Markelajn Cungu është ende në kërkim.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303