I ikën vajza 4 muajshe, Aktori përlotet në emision: Ngela vetëm…

Emocione të shumta ka pasur sot në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, teksa aktori Roland Saro ka folur për herë të parë për vajzën e tij Mjalta, e cila tashmë është katër muajshe. Megjithëse dëshironte shumë që të qëndronte pranë saj gjatë periudhës së verës, ai ka qenë i detyruar që për shkak të punës të udhëtonte në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Ndihem jashtëzakonisht shumë mirë dhe … Fati i Mjaltës ishte se Mjalta lindi në pranverë, në Prill, ishte periudhë shumë e ngrohtë, ishte fillimi i verës dhe plus kësaj ishte dhe një periudhë në verë që bëjmë gjithmonë turneun, jemi shumë të ngarkuar me lëvizjet, me shfaqjet. Është sipërmarrje goxha e madhe turneu i Portokallisë nëpër Shqipëri.

Dhe në atë periudhë jam detyruar për gati një muaj e gjysmë ndoshta, të mos e shoh fare. Sepse ishte dhe shumë vapë në Tiranë, dhe ne morëm masa që të ishim në një vend ku ka kondicioner territori, që do të thotë ishim në Pogradec“, -tha Roland Saro.