I infektuar me Covid-19, rëndohet gjendja shëndetësore e Skënder Gegës, niset drejt Turqisë

gega-675x450.jpg

Gjendja shëndetësore e trajnerit të Kukësit, Skënder Gega është përkeqësuar së fundmi. I infektuar me Covid-19, ai ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë për një trajtim më të specializuar për mushkëritë.

Komunikatë e Klubit

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit. Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303