Trajneri i Kukësit, Skënder Gega u infektua me Covid-19, ku gjendja e tij shëndetësor u rëndua dhe për pasojë u transportua drejt Turqisë. Mirëpo, së fundmi ai ka habitur me deklaratën e tij.
Ai ndodhet në Stamboll ku po lufton me koronavirusin, edhe pse u mjekua për më shumë se dy javë në Shqipëri me ilaçe të dhëna nga mjekët tanë.
Gega thekson se me mjekimet në Shqipëri nuk pati aspak përmirësim.
“Jam më mirë, u shkatërrova me ilaçe për 16 ditë dhe nuk pata përmirësim, nuk mbante më. Kur erdha këtu, mushkëritë i kisha të mbuluara. Por do të më kalojë. Kam filluar menjëherë një terapi për mushkëritë. Me tampon kam dal negativ. Iku më e shumta, por duhen disa ditë për të plotësuar terapinë e mushkërive”,- tregon Gega për Top Channel