fbpx

I ishin dëmtuar mushkëritë nga Covid/ Erion Isai jep lajmin e trishtë: Dera nuk është më e njëjta as zyra, ti ike e na le!

rip-696x423-3.png

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai ka publikuar së fundmi një lajm të trishtë. Ai ka bërë me dije se zyrtarit dhe ekonomistit kolonjar Agron Dako i mori jetën koronavirusi.

I shtruar prej ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ku virusi i kishte dëmtuar 70% të mushkërive, Agroni 57-vjeçar nuk arriti të mbijetonte duke lënë pas 2 fëmijë.

Postimi i Isait:

Dera nuk është më e njëjta, as zyra, e as prezenca jote, nga e cila ike mes dilemash, por kurrë me zemër. Agron Dake iu dorëzua sot përjetësisë. Luftës së vetme të së cilës nuk i doli do Zot me qetësi e profesionalizëm. Prehu në paqe Gon. Do mungosh.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303