“I jam lutur Bashës si Romeo-Zhuljetës”, mesazhi i Ramës

Gjatë takimit të tij në Belsh në kuadër të zgjedhjeve të qershorit, Rama ka folur dhe ka ironizuar opozitën.

Rama ka theksuar se i është lutur Bashës si Romeo Zhuljetës për të hyrë në qeveri në 2017-ën.

“Lulin do ta mësoja. Bretkosa në Belsh ka sa të duash, qofte te daja nuk ka, kanë mbaru. E bëra këtë batutë sepse mu kujtua vjet. I jam lut vjet Bashës si Romeo Zhuljetës. Jo për të as për vete, por për t’i dhënë mundësi vendit që mos të kishte sherr dhe as shamata. Morën çfarë të duan. Morën edhe burgun se burgjet i donin, sepse nxirrnin njerëzit nga burgu me leje lindje, vetëm që të dilnin në fushatë. E bëmë për të mirën e Shqipërisë. Ata kanë sharë Shqipërinë për turp të tyre. Por sot nuk bëhet më kështu, sepse nuk mund të vazhdohet më të fitohet pa u zgjedhur”, tha Rama.

Më tej, Rama tha se opozita ka frikë të përballet me popullin.

“Ata e dinë shumë mirë se nuk fitojnë dot zgjedhje dhe kapen pas çdo lloj alibish, të pakuptimta,  absurde, të dëmshme, për të shmangur atë që nuk e shmangin dot: zgjedhjet. Kanë dalë në rrugë dhe në rrugë do të mbeten, si rrugët që i kanë lënë rrugëve. Në Elbasan përfunduam rrugën, kurse ata nuk është detyra jonë t’i kthejmë nga rruga. Kanë filluar që të rrahin njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të vrasin veten politikisht. Flasin këta për drogë e krim, ndërsa ai që rrahu babë e bir ishte trafikant droge”, përfundoi ai. /real-news.tv

ERTV Live?: BELSH #30QERSHOR? ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA??QE??DUAM

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 6 juin 2019