I jep fund beqarisë ish-banori i “Big Brother”

Këtë fundjavë që lamë pas, sh-banori i Big Brother Albania Dritan Zenuni i ka dhënë fund beqarisë.

Vlonjati ka kurorëzuar në martesë lidhjen e dashurisë me partneren e tij Kejsin, një bjonde mjaft simpatike.

Ceremonia e martesës ka nisur në ambientet e jashtme të një resorti në Vlorë për të vijuar më tej me dasmën e madhe që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit-sipas ‘Bordo’.

Momente nga kjo ditë e rëndësishme e çiftit janë publikuar edhe në rrjetet sociale kur Dritani dhe Kejsi shihen duke shijuar edhe kërcimin e parë si burrë edhe grua.

/real-news.tv/