I ka njohur që të dy/ Neritan Ceka e thotë copë: Nano me një çerek ore bënte atë që Berisha…

nano-berisha.jpg

Neritan Ceka në një intervistë për “Opinion” ka dhënë disa detaje për dy ish-kryeministrat Fatos Nano dhe Sali Berisha, të cilët i ka njohur dhe nga afër.

Teksa fliste, Ceka theksoi se Fatos Nano bënte për vetëm çerek ore atë që Sali Berishës mund t’i duhej edhe një vit për ta bërë.

Si vizionar ka qenë padyshim Nano. Nano me një çerek ore bënte atë që Berisha e bënte për një vit, e që se bëri dot. Pra, shkonte në zyrë, se unë kam qenë Ministri i tij, i bije telefonit nga ora 8 e gjysmë, në 9, nuk ishte, në 10, në 11 nuk ishte. I bije në 2 e gjysmë, thoshte sekretarja erdhi dhe iku. Pra në atë gjysmë orë që rrinte në zyrë, bëri reformën e privatizimit, në mënyrë më të suksesshme për rrëmujën e Shqipërisë, bëri reformën e arsimit, shkollat private, bankat private, i krijoi ai. Bëri TV, ja këtu jemi për shkak të Nanos. Mediat i mbajti në xhepin e xhaketës doktori dhe i vetmi që i nxori dhe i bëri media europiane, ishte Nano.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303