I këput hundën me kafshime, 24-vjeçari humb toruan pasi e dashura i komunikon vendimin për tu ndarë (Pamje të rënda)

24-vjeçari kanadez Allyson Danylko, nga Toronto, Nick Grewal, humbi toruan me të dashurëm teksa ajo i komunikoi vendimin për tu ndarë.

Nick nuk e pranonte faktin që historia e tyre të përfundonte, kështu që pas debateve më 1 janar, u bë agresiv.

Fillimisht e përplasi përtokë dhe e tërhoqi deri në banjë deri kur u hodh sipër saj dhe e kafshoi në hundë duke i këputur majën e saj, të cilën më tej e pështyu në tualet.

Duket se mes tyre kriza kishte kohë që zgjaste, kështu që e reja vendosi që ti jepte fund lidhjes. Sipas mediave vendase vajza duhet të nisej në 7 janar për në Kosta Rika si vullnetare, kështu që vendosi që të kthente kapitull.

E larë në gjak vetëm pas dy orësh, e reja kuptoi se i mungonte një copë nga hunda.

E reja ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh në mënyrë që ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të rindërtuar hundën.