fbpx

I kërkoi marrëdhënie seksuale vajzës, zbardhet dëshmia e babait: Atë natë unë kisha…

Disa ditë më parë një video-skandal tronditi opinionin public ku një baba 37-vjeçar i kërkonte vajzës 18-vjeçare marrëdhënie seksuale.

Sot, detaje të reja kanë dalë në dritë. Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, babai ka mohuar akuzat për ngacmim ndaj të bijës, duke thënë në gjykatë se mbrëmjen e ngjarjes ka konsumuar lëndë narkotike në sasi të madhe dhe nuk ka qenë i vetëdijshëm.

Ai ka mohuar të ketë ngacmuar me biseda erotike vajzën e tij, si dhe të ketë kryer veprime ndaj saj. Nga ana tjetër, Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës që 37-vjeçari të mbahet i izoluar në burg, deri në përfundim të procesit.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i babait abuzues kërkoi të kryhet ekspertimi i bisedave erotike të regjistruara nga 18-vjeçarja, si dhe të bëhen analizat përkatëse, për të vërtetuar nëse babë e bijë mbrëmjen e ngjarjes kanë konsumuar lëndë narkotike.