13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Sherri” për unazën 2 mln $, Paris Hilton flet për ish-in

Paris Hilton u largua nga i fejuari i saj me kokën lart.

Trashëgimtarja e njohur foli për ndarjen me aktorin Chris Zylka për herë të parë gjatë intervistës në “The Talk” të mërkurën, ku zbuloi se po e përballon “vërtet mirë” zemrën e thyer.

Hilton u shpreh se shumë shpejt e gjeti veten në një përrallë që i ngjante një rrethi vicioz nga i cili nuk po dilte dot.

“Thjesht ndjej se kur bie në dashuri, unë bie kokë e këmbë. Por kjo romancë ishte si një rreth vicioz. Unë gjithmonë kam qenë e fiksuar me historitë e përrallave dhe mendova se kjo do të ishte përralla ime me fund të lumtur, por me kalimin e kohës kuptova që martesa nuk ishte vendimi i duhur”.

“I uroj Chris më të mirat! Do të doja që një ditë të martohesha dhe të bëja fëmijë, por tani për tani dua të fokusohem te vetja dhe puna ime”, vijoi Paris.

Zylka, 33 vjeç, i propozoi Hilton, 37 vjeç, në janar 2018 me një unazë gjigante diamanti me vlerë 2 milionë dollarësh. Gjatë verës, E! News mësoi se dyshja kishte shtyrë përsëri datën e dasmës, e cila fillimisht ishte vendosur për në nëntor.

Por çfarë u bë me unazën me diamant që kushton plot 2 milionë dollarë?

Sipas “TMZ”, aktori ka kërkuar që Paris t’ia kthejë mbrapsht unazën, me të cilën e propozoi në Paris, por ajo as nuk e ka ndërmend t’ia kthejë!

Chris nuk ka shkuar ende t’ia kërkojë ballë për ballë, por që nuk është aspak çudi që gjërat të përfundojnë në këtë mënyrë!

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat