fbpx

I kishin fshehur brenda kutisë me detergjentë dhe i futën në bagazhin e autobusit, çfarë gjeti Policia?

lajm-i-fundit-3-3-7.jpg

80 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar sot nga Policia Italiane të fshehura në një kuti me detergjentë në një autobus që vinte nga Milano dhe do të ikte për në Shqipëri, por u ndalua për kontrolle nga policia në portin e Barit.

Deri më tani, pronarët e kutisë me detergjent ku ishin fshehur paratë nuk janë identifikuar ende.

Nga porti vetëm këtë verë, një milion e gjysmë euro u regjistruan të padeklaruara dhe që besohet të kenë ardhur nga aktivitete ilegale. Sipas hetuesve shpeshherë këto para janë rezultat i krimeve të shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikut të drogës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303