I kritikoi të bijën, 35-vjeçarja dhunon mësuesen

8DE3A8AF-F77C-4CCA-B73F-F3710165AFAC.jpeg

ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, Mësohet se një 35-vjeçare ka dhunuar mësuesen e vajzes së saj, pasi kjo e fundit e ka kritikuar atë. Ngjarja ka ndodhur në shkollën ‘Naim Frashëri’ në fshatin Zaskok të Ferizajt.

Mësuesja 58-vjeçare ka përfunduar në spital me lëndime në trup, ndërkohë që 35-vjeçarja është dërguar në paraburgim për 48 orë.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare, mësimdhënëse në këtë shkollë, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. E dyshuara, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar ‘Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi,” thuhet në njoftimin e policisë së Kosovë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303