I kujtoi paçen dhe pilafin, Topi i përgjigjet Nishanit

Një ‘luftë’ qesharake me deklarata skandaloze ka filluar sot mes dy ish-presidentëve Topi dhe Nishani. Bamir Topi nga studio e emisionit “Repolitix” në Report Tv preferoi të mos e komentonte gjatë reagimin e Nishanit sot në mëngjes që fliste për paçen dhe pilafin e, duke e quajtur akuzë pa personalitet dhe nervoz.

“Më duket disi jo natyrale që në një emision ku jam ftuar të flas për librin tim, të flas për këtë çështje. Është një libër mjaft i rëndësishëm ku zotëria në fjalë zë vetëm një pjesë të vogël. Bujar Nishani zë vetëm një faqe të librit tim. Unë në të gjithë përshkrimin e ngjarjeve në libër kam qenë lakonik. Për më tepër për ngjarje. Po anashkaloj këtë , i lëmë ato situatat është një akuzë e personave pa personalitet. Duket që ka qenë një reagim shumë nervoz dhe e ndjej të panevojshme të merrem me këtë. Pa fyerje kam thënë se çfarë ka ndodhur”,-tha ndër të tjera ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

/real-news.tv/