I kushtoi “Thikat e mia”, Alban Ramosaj tregon se si ka reaguar ish e dashura e tij pasi dëgjoi këngën

alban.jpg

Alban Ramosaj gjatë një interviste ka folur për këngën e tij “Thikat e mia” dhe fitoren e “Kënga Magjike”.

Mes të tjerash Albani ka treguar se “Thikat e mia” është një histori personale dhe ka rrëfyer se si e ka pritur këtë ish-partnerja e tij.

“Të gjithë veprojmë në mënyrat tona pas ndarjeve, dikush vendos “të zhdukë” partnerin/en në momentin kritik të ndarjes, dikush thyhet e shkruan, thërret apo kërkon takim, dikush tjetër bën diçka tjetër e kështu me radhë. Për mua, kjo këngë ishte “mesazhi” apo “telefonata” ime, një mesazh që e kam lënë të kuptohet se isha i ndërgjegjshëm për llojin e lidhjes që kishim dhe që reflektova, me pak fjalë. Por jo, nuk është e synuar si tentativë që të rikthehemi, pavarësisht se kemi dashuri pa kushte në mes. Madje, falë kësaj të fundit, mbajmë dhe kontakte shoqërore (kënga i ka pëlqyer, ia kanë përkthyer shoqet shqiptare). Për ta përmbledhur, është thjesht rritje, maturitet personal. Fundja, artistë jemi, do përfitojmë edhe nga këto emocione e do i hedhim në letër”, ka thënë Albani.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303