fbpx

I merr flakë shtëpia, i moshuari digjet në përpjekje për ta fikur

zjarrefikese.jpg

Një i moshuar ka mbetur i lënduar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte përfshirë banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri në Elbasan, në banesën e shtetasit me iniciale I.L., 77 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit në përpjekje për ta shuar, shtetasi I.L., është lënduar lehtë dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Elbasanit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit e bombolës së gazit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *