I moshuari doli nga banesa për të mos u kthyer më kurrë! Sot u gjet i mbytur në breg të detit të Durrësit, zbardhen detajet e para

2-2.png

Gjendet një person i mbytur në breg të detit në lagjen nr.1. Viktima është ende i paidentifikuar, u gjet rreth orës 19:40 në lagjen nr.1. Dyshohet se kufoma i përket 71-vjeçarit Rakip Arapajt, i cili u largua nga banesa mëngjesin e së premtes.

“Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit,”-thuhet në njoftimin e Policisë.  Siç duket nga pamjet e mëposhtme, ai është mbështjellë dhe është nxjerrë me barrelë për t’u dërguar në morgun e Durrësit, ku edhe do t’i kthyer autopsia e trupit, për të mësuar kështu edhe shkakun e vdekjes.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303