fbpx

I moshuari falenderon stafin e spitalit me një dhuratë të veçantë

cake.jpg

Një burrë i moshuar në Mbretërinë e Bashkuar çoi gabimisht në spital, një tortë me marihuanë si një dhuratë falënderimi për infermieret.

Incidenti raportohet  të  ketë ndodhur më 27 maj

Në një deklaratë lëshuar nga spitali, thuhet se stafi ndjeu një erë të çuditshme nga torta dhe thirri policinë, të cilët e shkatërruan tortën.

I moshuari ishte shfaqur më herët gjatë ditës me tortë të mbetur nga festa e ditëlindjes së 18-të të nipit të tij. Ai e solli tortën si një mënyrë për të falënderuar ata për kujdesin për një nga anëtarët e familjes së tij.

Në fillim, drejtuesit e spitalit mohuan që dikush ta ketë konsumuar tortën, por policia konfirmoi se ishte ngrënë në lokal. Më pas nga spitali doli se vetëm një anëtar i stafit kishte ngrënë një copë por nuk kishte ndonjë efekt nga ai.

I moshuari nuk ia kishte idenë se çfarë përmbante torta.

Ndërsa nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër kundër tij, policia i dha atij disa “fjalë të forta këshillimi”, sipas BBC.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303