fbpx

I moshuari humb jetën në kinema duke parë film horror

cinema.png

Një burrë i moshuar anglez ka humbur jetën në kinema duke parë një film horror.

Bernard Channing, 77 vjeç, ishte duke parë filmin “Annabelle Comes Home” natën e kaluar.

Por kur filmi mbaroi dhe dritat u ndezën, njerëzit e ulur afër tij u tronditën kur vunë re se i moshuari kishte vdekur.

Një grua thuhet se u trondit nga trupi i vdekur i burrit, duke bërtitur dhe thirrur stafin e kinemasë të cilët erdhën dhe thirrën shërbimet e emergjencës.

Ai u shpall i vdekur brenda kinemasë dhe trupi i tij i mbuluar u mor nga ambulanca. Njerëzit në kinema u tronditën nga ajo që ndodhi, sidomos ata që ishin ulur afër tij./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303