fbpx

I moshuari u mbyt sot në det, identifikohet viktima, dyshohet se…/ Policia jep njoftimin

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6.jpg

Një i moshuar është  mbytur sot në plazh në Shëngjin, Lezhë. Policia thekson se ka humbur jetën në det 78-vjeçari F. L., banues në Gjirokastër.

Mësohet se i moshuari quhet Foto Labi, i cili dyshohet se ka pasur probleme kardiake dhe ka pësuar infarkt, duke u larë në det. Ai kishte shkuar në Shëngjin te e bija e tij, që jetonte aty.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi F.L.,78 vjeç,  banues në Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303