fbpx

I moshuari vdes pasi goditet me “objekte të forta” gjatë protestave në Hong Kong

61d36298-06c9-11ea-a68f-66ebddf9f136_image_hires_033025-600x360.jpg

Një mirëmbajtës 70-vjeçar ka vdekur në Hong Kong, pasi është goditur në kokë gjatë përleshjeve në mes të mbështetësve të qeverisë dhe protesuesve.

Qeveria ka thënë se ai ka qenë në pushim të drekës të mërkurën kur është goditur me “objekte të rënda”.

Në një video që duket se tregon momentin e incidentit, shihen dy grupe që kanë hedhur tulla kundër njëri-tjetrit, para se burri të bie në tokë, si pasojë e goditjeve në kokë.

Kina ka dënuar ashpër këtë incident dhe ka bërë thirrje për hetim të detajuar.

Ndërkohë presidenti kinez, Xi Jingping ka thënë se organizimi “një shtet, dy sisteme” i Hong Kongut është “duke u sfiduar”.

Sipas raportimeve të mediumit, Global Times, Xi ka thënë se “detyra më e vështirë për Hong Kongun është që t’i japë fund dhunës dhe kaosit e të kthehet rendi”.

Ai po ashtu ka treguar “mbështetje të madhe” për forcat policore në Hong Kong.

Hong Kongu, koloni e Britanisë deri më 1997, është pjesë e Kinës, sipas që funksionon sipas modelit, “një shtet, dy sisteme”.

Sipas këtij modeli, Hong Kongu gëzon nivel të lartë të autonomisë dhe njerëzit kanë liri që nuk ekzistojnë në Kinë.

Protestat në këtë vend kanë nisur në muajin qershor, pas planeve të qeverisë për të miratuar një projektligj që do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.

Shumë persona patën thënë se ky projektligj dëmton lirinë e qytetit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Ky projektligj është tërhequr, mirëpo protestat kanë vazhduar, meqë protestuesit kanë rritur kërkesat e tyre.

Protestat janë zhvilluar çdo fundjavë në muajt e fundit në Hong Kong, duke shkaktuar çrregullime të mëdha./rel

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303