16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

I ndalohet hyrja në SHBA, vrasësit të tre vëllezërve kosovarë

spot_img

Departamenti Amerikan i Shtetit ia ka ndaluar hyrjen në SHBA shtetasit serb, Goran Radosavlevic si pasojë e përfshirjes së tij në disa raste të shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut.

 

Ky urdhër bazohet në informatat që Sekretari i Shtetit ka ndaj zyrtarëve të huaj që janë të përfshirë në afera korruptive apo shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut dhe me këtë rast atyre dhe pjesëtarëve të familjes së tyre u ndalohet hyrja në SHBA.

 

“Radsosavlevic ishte përfshirë sipas informatave të besueshme në vrasjen e vëllezërve Bytyçi më 1999, tre vëllezër shqiptaro-amerikanë të vrarë në Serbi pas luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

 

Ligji kërkon po ashtu që Sekretari i Shtetit të njoftojë publikisht ose edhe privatisht për këto vendime. Veç Radosavlevicit, DASH-i ka ndaluar hyrjen edhe për bashkëshorten e tij, Svetllana Radosavlevic, dhe të bijën e tij, Ana Radosavlevic.

 

Në fillim të luftës në Kosovë, Radosavlevici ishte Ndihmës Shef i Stafit të Operacioneve Speciale dhe pjesëtar i MUP-it në Prishtinë. Më pas, ai u bë komandant i njësiteve elitare “anti-terrorizëm” të njohura si Grupet e Ndjekjes Operacionale (GNO) brenda Departamentit të Sigurisë Publike në MUP. Në fund të luftës së Kosovës, Radosavlevici ishte komandant i qendrës për trajnime policore në Petrovo Selo, Serbi, dhe mori gradën e Nënkolonelit brenda MUP-it.

 

Radosavlevici ka pranuar se ka qenë përgjegjës i operacionit policoro-ushtarak në Reçak më 15 janar të vitit 1999, rast i cili më pas u gjykua si krim lufte dhe krim kundër njerëzimit nga Tribunali i Hagës.

 

Veç kësaj, njësitet GNO që ai i ka mbikëqyrur dyshohen se kanë vrarë me dhjetëra civilë shqiptarë në masakrën e Qyshkut dhe janë të implikuar edhe në masakrën e 176 të burgosurve në Dubravë. Disa dëshmitarë kanë pohuar përfshirjen direkte të Radosavleviqit në këto masakra.

 

Vrasja e Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyçit, më 1999, ka qenë pikë kyçe për marrëdhëniet SHBA- Serbi, teksa Beogradi tenton të integrohet më shpejtë me vendet Perëndimore.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat