fbpx

I nënshtrohen testit të COVID-19, dalin përgjigjet për lojtarët e Tiranës

Futbollistët bardheblu të Tiranës kanë dalë të gjithë negativë ndaj koronavirusit.

Asnjë nga lojtarët nuk ka rezultar i prekur, pas sfidës ndaj Bylisit që u zhvillua ditën e mërkurë, të cilit i ishte kërkuar karantinimi.

Pas këtij lajmi, skuadra do të  ketë përballjen me Luftëtarin. Pritet që së shpejt klubi bardheblu të dalë me një komunikatë nëpërmjet faqes zyrtare.