I ngacmoi gruan/ 59-vjeçari i ngul thikën fqinjit, por ç’i ndodh? Detajet

policia-1.png

Një 59-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës pasi plagosi dje me thikë fqinjin e tij 57vjeçari pasi sipas tij i kishte ngacmuar gruan.

Materialet u referuan në prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që agresori duhet të përballet në gjykatë për akuzën e veprës penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, shtetasin P. S., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303