21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

I ngrihet lapidar në fshat ekstremistit që dyshohet se donte të vriste 8 policë

spot_img

Familjarët dhe banorët e zonës së fshatit Bularat në Gjirokastër i kanë ngritur një lapidar me gurë dhe lule Kostandinos Kaçifës, 35 vjeçarit minoritar grek i cili mbeti i vrarë të dielën e kaluar gjatë përplasjes me armë me forcat speciale RENEA. Herët në mëngjes kanë ardhur edhe banorë të Bularatit për të vendosur lule dhe një flamur grek.

Ndërkohë që në fshatin e vogël një sërë forcash policia kanë shkuar për të hetuar mbi përplasjen me armë që ndodhi të dielën. Hetimi ka ndarë në tre segmente të gjithë ngjarjen e përplasjes me armë. Momentin kur i riu ka qëlluar mbi patrullën e policisë së rendit, më pas atë të repartit policor “Shqiponja” e në fund përplasjen me armë me forcat RENEA. Breshëri plumbash janë lëshuar ndaj forcave të policisë, madje edhe ndaj tre negociatorëve të RENEA-s  që i bënin thirrje të dorëzohej, moment ku edhe u vra.

Familjarët e minoritarit kërkojnë një ekspertizë nga mjeku grek, një kërkesë e cila nuk është pranuar nga prokuroria e Gjirokastrës, pasi ekspertiza është kryer tashmë një herë nga autoritetet shqiptare.

Një detaj me interes është ai i celularit në pronësi të 35 vjeçarit. Nga informacionet e deritanishme, aparati celular i minoritarit grek ende nuk është gjetur nga prokuroria shqiptare. Aparati mund të jetë një element i rëndësishëm i hetimit, në një kohë kur një dosje mbi këtë çështje është hapur edhe nga Krimet e Rënda në Tiranë.

Situata e tensionuar për shkak të ngjarjes së ditës së dielë vijon tashmë prej dy ditësh. Në orët e para të kësaj të marte, një biznes shqiptar në Athinë është sulmuar me bombë molotov. Policia ka dyshime se ngjarja lidhet me vrasjen e Kaçifas të dielën.

Nga ana tjetër në familjen e 35-vjeçarit disa prej familjarëve janë shprehur se presin për vizitë kryeministrin Alexis Tsipras e nëse kreu i qeverisë greke vjen në Shqipëri për të bërë deklarata, situata mund të ndizet edhe më tutje

TopChannel shkruan se dy prokurorë, njëri i Gjirokastrës, i cili merret me ngjarjen që në zanafillën e saj, dhe njëri i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, drejton veprimet e prokurorisë lokale, përsa kohë që ka dyshime se i ndjeri ka tentuar të vrasë 8 efektivë të RENEA-s.

Është kqyrur edhe rrjeti social i të ndjerit, ku është parë se ka pasur shumë thirrje me nuanca nacionaliste.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat