“I ngulëm thikën, pastaj i ramë me çekiç”, rrëfimi horror i tre motrave që vranë babanë

Një ngjarje shumë e rëndë që tronditi të gjithë opinionin publik ndodhi para pak kohësh në Rusi. Tre motra vranë babin e tyre.

Sot është zbardhur dëshmia e tyre. Në video vajzat rikrijonë skenën e ngjarjes, dhe ato tregojnë se si e kanë vrarë  të atin e tyre.

Versioni që vajzat tregojnë për ngjarjen, në videon e publikuar, nuk është i njëjtë me versionin që vajzat i thanë policisë, kur e lajmëruan për vrasjen që kishin bërë.

Krestina, Angelina dhe Maria, përkatësisht 19, 18 dhe 17 vjeç , thane se ato e vranë babain e tyre për t’u vetëmbrojtur nga abuzimi seksual dhe nga dhuna fizike që ai ushtronte mbi to.