13.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

I nguli thikën në qafë, bark dhe gjoks, mamaja e Georgias mes lotësh zbulon detaje tronditëse: Nuk ishte hera e parë, ai…

Kanë dalë në dritë sot detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Torinon e Italisë, ku një 27-vjeçar shqiptar qëlloi me thikë dhe tentoi të vriste ish-të dashurën e tij Georgia Kaltsouni, studenten me origjinë greke, duke e qëlluar në bark, në qafë dhe në gjoks.

Në një intervistë për “Protothema”, mamaja e Georgias, tha se është një mrekulli që vajza e saj jeton, dhe se kjo nuk ishte hera e parë që Jetmir Kurtsmajlaj kishte tentuar t’i vriste vajzën.

 “Është një mrekulli që vajza ime jeton. Ne po jetojmë një makth. Fatmirësisht ajo është më mirë tani dhe rreziku më i madh ka kaluar. Unë nuk mund të jem pranë saj për shkak të situatës së COVID-19. Ai ka tentuar të vrasë vajzën time dhe herë të tjera”, tha nëna e vajzës e cila jeton në Lesvos.

Sipas motës së Georgias, kjo nuk ishte hera e parë që Jetmir Kurtsmajlaj, ka tentuar të vrasë vajzën e re dhe se ai kishte kohë që i dërgonte mesazhe kërcënuese në rrjetin e saj social Instagram, “Do të vrasë”.

Motra studentes së re e cila u qëllua me thikë nga shqiptari, tha gjithashtu se më datë 16 shkurt Georgia është takuar me Jetmirin në një apartament ku ai po e priste me një shiringë të mbushur me helm, por ajo arrit të largohej.

Më pas ata janë ritakuar ditën e diel, ku ai e qëlloi me thikë duke e lënë të plagosur rëndë.

Mendohet se arsyeja e sulmit të 27-vjeçarit shqiptar ndaj studentes, ndodhi për motive xhelozie pasi i riu nuk mund të pranonte faktin që marrëdhënia e tyre e dashurisë kishte marrë fund.

Shqiptari e qëlloi Georgian 5 herë me thikë në bark, në qafë edhe në gjoks, në një rrugë pranë shtëpisë së saj. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve të cilën i kanë telefonuar menjëherë policisë.

Shqiptari është vënë në pranga disa metra larg nga vendi i ngjarjes.

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat