fbpx

I nisi kërkesën pak orë më parë, vjen reagimi i Komisionit të Venecias ndaj Ilir Metës

Pak pasi Presidenti Ilir Meta nisi kërkesën ndaj Komisionit të Venecias, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

Në një prononcim për faxweb, Komisioni i Venecias është shprehur se e ka pranuar kërkesën e presidentit Meta, por që për momentin nuk ka asnjë koment.

Kujtojmë se eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varlehyi reagoi ditën e sotme pas vendimit të presidentit Meta për ta çuar Kodin Zgjedhor në Venecia.

Ai i rekomandoi Kuvendit që të presë opinionin që do të jepet nga Venecia, dhe më pas të vendosë për rivotimin e ndryshimeve në kod. Në të njëjtën linjë u reshtuan dhe raportuesi i Shqipërisë në PE David Lega, si dhe zëvendëskryetari i PPE në Parlamentin Europian, Andrey Kovatchev.