I përdhunoi për vite me radhë, vajzat ‘masakrojnë’ për vdekje babain (Video)

Një ngjarje e rëndë është zbuluar pasi tri vajza adoleshente të moshës 17, 18 dhe 19 vjeç kanë vrarë babain e tyre 57-vjeçar.

Vajzat përballen me akuzën për vrasjen e babait Mikhail Khachaturyan. Raportohet se 57-vjeçari i torturoi dhe abuzoi seksualisht me to për vite.

Ato pretendojnë se ndërmorën aktin pas shumë vitesh abuzim.

Në një video të publikuar në media vajzat adoleshente rrëfejnë krimin.

Babi i tyre ishte në gjumë kur planifikuan sulmin. Motrat rrëfyen se shfrytëzuan momentin dhe i gjuajtën fillimisht me thikë e më pas me çekiç.

/real-news.tv/