I përfshirë në një skemë korrupsioni, arrestohet kryebashkiaku

kryebashkiaku-1.jpg

Kryetari i Bashkisë së Rio de Janeiro, Marcelo Crivella, është arrestuar këtë të martë, pasi dyshohet se është përfshirë në një skemë korrupsioni.  Arrestimi i tij është bërë 9 ditë para mbarimit të mandatit si kryebashkiak.

Crivella u arrestua në banesën e tij, por ka mohuar çdo akuzë që prokuroria ka ngritur. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se prangosja është një sulm politik dhe se pret vendimin e gjykatës.

Nga ana tjetër hetuesit thonë se arrestimi i kryetarit të bashkisë vjen pas një vale hetimesh për korrupsion që kanë çuar në burg  edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

“Unë jam i pafajshëm dhe nuk e di se çfarë po ndodh”, u tha Crivella gazetarëve.

Hetimi bazohet në dëshminë e një të arrestuari, i cili pranoi fajësinë dhe tha se do pastronte para bashkë me një grup që kishin lidhje të afërta me kreun e bashkisë së Rio de Janerio.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303