I përhapur në disa shtete, zbulohet varianti më i rrallë i Covid

Screenshot_18-2.jpg

Një variant i iri i Covid është zbuluar së fundmi në një laborator në Sardenjë.Mediat italiane bëjnë me dije se varianti i ri A.27 është një kombinim i dy mutacioneve të veçanta, N501Y dhe L452R të Sars Cov 2 dhe meriton një vëmendje të veçantë pasi dyshohet se ka një përhapje më të shpejtë se llojet e tjerë të Covid.Ndër të tjera mësohet se varianti është i përhapur deri më tani në Francë, Britani, Slloveni dhe në Zvicër.Varianti u gjet nga ekipi i drejtorit të laboratorit të Poliklinikës Ferdinando Coghe në bashkëpunim me ekipin e Profesor Germano Orrù, shefi i shërbimit të Biologjisë Molekulare, falë një platforme të re për renditjen e gjeneve.Ndër të tjera ekspertët theksojnë se përhapja e varianteve të reja do të ndikojnë dhe në efikasitetin e vaksinave.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303