fbpx

I përplas automjetin dhe fillon përleshjen, ndërhyn urgjent Policia, ja ‘ndodhi në Berat…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 22-vjeçar teksa po drejtonte të gjendje të dehur automjetin e tij, ka përplasur një makinë tip ”Range Rover-in” dhe më pas është përfshirë në një sherr me drejtuesin e mjetit.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar 22-vjeçarin.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë nga forcat e Policisë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Ç., 22 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Rapi”, duke drejtuar mjetin e tij tip “BMË” është përplasur me mjetin tip “Range Rover” dhe është konfliktuar me drejtuesin e tij, shtetasin E. Sh. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë konstatuar se shtetasi F. Ç. drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.56 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.