I prekuri me Covid u hodh nga kati i 3-të i spitalit, thyen heshtjen ‘Shefqet Ndroqi’

224_spitalit_Shefqet_Ndroqi_qender_spitalore_sanatoriumi_tirane.jpg

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka bërë një deklaratë lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një 29-vjeçar i prekur nga Covid-19 u hodh nga kati i 3-të i spitalit dhe ndërroi jetë.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” bën me dije se i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

“Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.
Stafi i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’ siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, deklaron stafi i spitalit.

scroll to top