I publikojnë përgjimet, reagon i prerë Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka rënë pre e dyshes gazmorëve ruse Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov të cilët duke përdorur identitete të rreme liderësh shtetesh telefonojnë personalitete të ndryshme dhe zhvillojnë me ta biseda të gjata.

Aktorët janë shtirur si ish-Presidenti ukrainas Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ku kanë publikuar përgjimet më pas.

Zaev ka reaguar duke thënë se ka qenë viktimë, por nuk do ta japë kurrsesi dorëheqjen.

“Isha viktimë e një shakaje të bërë nga një strukturë e mirëorganizuar e cila përfiton nga taktika, forma dhe mjetet e reja në një përpjekje për të diskredituar publikisht njerëzit dhe vendet me aspiratat euroatlantike”, tha Zaev.

Më tej, kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se biseda është e vërtetë, por ka disa pjesë të manipuluara në përgjimet e publikuara./real-news.tv