fbpx

I refuzohet viza për në SHBA ish-kryetarit të LSI-së?!

20170211_163056_11021728-3_XVIH97u-1024x600.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohët e fundit kanë vendosur që të refuzojnë vizën amerikane për një sërë zyrtarësh të lartë në Shqipëri, të akuzuar për korrupsion.

Vetëm pak minuta më parë është përmendur edhe emri i Petrit Vasili, nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi ish-kryetarit të kësaj force politik.

Gjatë një intervistë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, po jepte te Zëri i Amerikës është njoftuar nga gazetarja se sipas burimeve të VOA një fakt i tillë ka ndodhur me z. Vasili.

Kryemadhi mohoi të ketë ndodhur një gjë e tillë pasi sipas saj z. Vasili është një prej personave më të ndershëm në politikën shqiptare. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303