fbpx

“I ri mbetet vetëm Pandeli Majko”. Rama batuta para të rinjve: Përpiqet Taulanti i shkretë, por nuk e arrin dot

piqet.png

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta gjatë fjalës së tij në ceremoninë për FRESSH.

Sipas Ramës, FRESSH-i nuk është më ri pasi mbushi 30 vjeç, ndërkohë që ka thënë se vetëm Pandeli Majko mbetet i ri.

“Unë dua që ju të shkoni përtej FRESHIT. FRESSH-i u bë 30-vjeç nuk quhesh më i ri, 30-vjeç. 40-vjeç, 50-vjeç, 60-vjeç, 70-vjeç, i ri mbetet vetëm Pandeli Majko askush tjetër! Përpiqet Taulanti i shkretë, por nuk e arrin dot që të jetë i ri, pavarësisht se po shkon 50-vjeç.

Kush do ta mbajë le ta mbajë, kush do ta hajë, le ta hajë, ju duhet të shkoni përtej traditës ku politika i shikon të rinjtë si masë njerëzore që mbush sallën, por lë zbrazur hapësirën e të menduarit politik”, tha Rama në mesazhin e tij për të rinjtë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303