Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Berat, konkretisht në kthesën e fshatit Duhanas. Bëhet me dije se një i ri, 24 vjeç ka udhëtuar me shpejtësi dhe ka përplasur makinën ku po udhëtonte një familje, ku brenda kishte edhe fëmijë.
Makina është rrotulluar disa herë në rrugë, ku gratë dhe vajza e vogël dalin të tmerruara nga mjeti.
Mjeti që drejtohej nga gruaja është rrotulluar në rrugë pas përplasjes dhe ka përfunduar në krah të kundërt të drejtimit të lëvizjes.
Paraprakisht mendohet se, shkak për aksidentin është bërë i riu 24-vjeçar që duke ecur me shpejtësi përplasin makinën ku po udhëtonte gruaja, që ishte në krahun e saj të lëvizjes.