fbpx

I riu ra nga lartësia në Tiranë, policia jep informacion zyrtar, ka një dyshim tronditës

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Policia ka dhënë detaje lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në mbrëmje në zonën e Astirit në Tiranë, ku një 30 vjeçar u raportua se ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në një pallat.

Sipas policisë dyshohet se personi është vetëhedhur dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

“Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, rënia nga lartësia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303