fbpx

I riu shqiptar kapet duke grabitur një dyqan në Greqi, shikoni pamjet

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për vjedhje.

Mediat greke raportojnë se i riu ishte specialist i vjedhjeve nëpër dyqane.

Hetimet për kapjen e të riut shqiptar kishin filluar disa kohë më parë, kur edhe u dokumentuan një sërë vjedhjesh në zonën e Korydallos.

Emri i të riut shqiptar nuk është bërë publik, por mediat në Greqi kanë publikuar videon e një grabitje në një dyqan.

Nga hetimet u zbulua se 19-vjeçari shqiptar është i përfshirë në 16 raste vjedhjesh në dy muajt e fundit.

I riu shqiptar preferonte të lëvizte në këmbë.

Në rastin e fundit të publikuar nga mediat, ai pasi zgjodhi dyqanin që do të grabiste theu xhamin  dhe u fut brenda duke marrë të gjitha paratë që ndodheshin në arkë.

AI u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë në Greqi.

Videon e gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.zougla.gr/greece/article/aftos-ine-o-drastis-pou-anikse-16-katastimata-ston-koridalo—video-ntokoumento