fbpx

I rrëfeu se ishte gay, dhunohet për vdekje nga nëna dhe njerku

NINTCHDBPICT0004180341351.jpg

Një djalë i vogël i ka kaluar orët e tij të fundit në Tokë në agoni pasi u torturua për vdekje nga nëna e tij dhe njerku i saj.

Sipas raportimeve të mediave, 10-vjeçari u katandis në atë gjendje pasi i kishte rrëfyer të ëmës si i pëlqejnë djemtë dhe jo vajzat. Anthony Avalos, u vra nga nëna e tij 29-vjeçare, Heather Barron dhe njerku, sipas prokurorëve në Kaliforni, SHBA.

Raporti mjekësor tregoi se fëmija u gjet me sy të zhytur, djegie në të gjitha pjesët e trupit dhe prerje poshtë thonjve.

Antonhy ishte kaq i vogël dhe i dobët saqë kur ai ndërroi jetë në spital, brinjët e tij ishin qartësisht të dukshme. Fëmija kishte gjithashtu plagë në shpinë dhe fund-shpinë.

Nëna e Anthony-t dhe partneri i saj Barron, të dy e deklaruan veten të pafajshëm.

Thuhet gjithashtu se djali u dogj me cigare nga prindërit e tij dhe nuk lejohej që të përdorte tualetin si formë ndëshkimi sepse, ai me mendjen e tij prej 10-vjeçari mendonte se ishte homoseksual.

Tetë vëllezërit e motrat e tij thuhet të jenë detyruar të shohin të gjitha skenat e madje të marrin pjesë në abuzime, në mënyrë që të merrnin mësim. (JOQ)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *