fbpx

I rrethuar me shirit sigurie, Meta thyen rregullat, futet te Kalaja e Krujës

met.jpg

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Kalanë e Krujës e cila pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ndonëse një objekt i rrethuar nga shiriti i sigurisë pas vlerësimit nga inxhinierët, Meta ka shkelur ‘perimetrin e sigurisë’, për të parë më nga afër dëmet që ky objekt ka pësuar. Gjatë fjalës së tij Meta tha se gjendja e kalasë është shqetësuese.

“Gjendja është shqetësuese për arsye historike, pra ka një histori të lëvizjeve gjeologjike të vetë Krujës por në mënyrë të veçante pas situatës së krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit. Është një monument mjaft i rëndësishëm. Po punohet për të bërë të gjitha vlerësimet në mënyrë që të merren masa për të ruajtur këto vlera që janë edhe krenaria jonë kombëtare.

Si e vlerësoni punën e Institucioneve gjatë këtyre ditëve?

Përpjekjet po bëhen dhe duhet të vazhdojnë me qëllim përmirësimin e koordinimit të gjithë institucioneve.

A do të ketë një datë tjetër ku do të thërrisni popullin në mbrojtje të Kushtetutës?

Presidenti e mbron kushtetutën çdo ditë por tani është koha për t’u kthyer në normalitet, por tubimi do të thirret kur të kthehet jeta në normalitet si para tërmetit të 26 Nëntorit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303