fbpx

I rrethuar nga efektivët e policisë, momenti kur Aldi Rama transportohet me urgjencë në spital

Screenshot_9-14.jpg

Autori i vrasjes së oficerit të Krimeve në Lezhë, Aldi Rama është gjetur i vetëplagosur dhe në gjendje kritike për jetën.21-vjeçari ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”, ndërsa policët i kanë bërë thirrje që të dorëzohej.Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij.Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas informacioneve, vrasja e  efektivit Saimir Hoxha ka ndodhur në një postbllok të ngritur nga policia në Ishull Lezhë gjatë një aksioni antidrogë. Policia ka vënë re një makinë të dyshimtë dhe i ka kërkuar që të ndalonte.Ndërsa oficeri Saimir Hoxha ka shkuar për ta pyetur e kërkuar dokumentacionin e nevojshëm, i riu ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje.Më pas autori është larguar me makinën, por rreth 3 minuta larg vendit të ngjarjes është gjetur mjeti i tij. Kjo ka krijuar dyshimet se autori ishte larguar në këmbë.Policia e Lezhës ndihmuar nga forcat speciale RENEA, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit shkuan në vendin e ngjarjes dhe punuan për kapjen e autorit.

 

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303