fbpx

“I shërbeva deri në momentin e fundit”. Infermieri i Spitalit Infektiv tregon momentin më të vështirë: Shok prej 15 vitesh dhe…

daniel.png

Infermieri i spitalit COVID 1, 36-vjeçari Daniel ka qenë sot pjesë e emisionit “Historia Ime” ku ka rrëfyer momentin e vështirë që ka përjetuar gjatë periudhës së pandemisë. Infermieri  tregon momentin kur humbi shokun e tij më të mirë prej 15 vitesh nga Covidi.

Danieli: Ky vit ka qenë shumë i vështirë si për stafin e mjekëve dhe të infermierëve sepse nuk e dinim se çfarë ishte Covidi dhe shumë njerëz thoshin si do shkoni ju për të punuar atje.

Gazetarja: Momenti më i vështirë cili ka qenë?

Danieli: Unë këtu në pavjon kam pasur një shok prej 15 vitesh, të shtruar dhe ai nuk ia arriti t’ja dalë. Ajo ka qenë vështirësia ime më e madhe.

Gazetarja: I ke shërbyer ti?

Danieli: Po, kam qenë unë që i kam shërbyer deri në momentin e fundit por ai nuk ia doli. Ky ka qenë rasti më i vështirë për mua gjatë periudhës së Covidit.

Gazetarja: Frika më e madhe cila ka qenë?

Danieli: Ne shkonim nga puna në shtëpi, familjarët normalisht, unë kam dy fëmijë të vegjël, nusja, babi. E kishim të vështirë, por ishim të detyruar të vazhdonim punën dhe kryesorja ishte puna që kemi zgjedhur.

Gazetarja: Çfarë mësoi Danjeli nga ky vit?

Danieli: Kemi parë situata shumë të vështira, gjëra që nuk i kishim parë ndonjëherë në këto vite pune. Pacientët nuk shikonin familjarët e tyre me sy. Qëndronte 1 javë, 2 javë i shtruar dhe nuk arrinte dot të të fliste me familjarët dhe ne bëheshim dhe familjare dhe personel mjekësor.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303