I shkoi në zyrë, Hajdari zbardh kërkesën që i bëri Metës: Mjaft më me…

Deputetja Rudina Hajdari ka zbardhur në ‘vija të trasha’ bisedën që pati sot në mëngjes me presidentin Meta.

“I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre”, shkruan Hajdari në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje të tërhiqen burrat ‘që hiqen si të fortë para kamerave’ sepse vendi ka nevojë për institucione të forta që japin drejtësi për të gjithë, pavarësisht statusit shoqëror.