I shkoi në zyrë, Rudina Hajdari zbardh bisedën që bëri me Ilir Metën: I kishte mbetur hatri atij se…

rudi.jpg

Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari tha se me këtë ligj vendi shkon drejt Putinizmit dhe Erdoganizmit, prandaj i kërkoi kryeministrit Rama që të tërhiqet.

Ajo rrëfeu edhe bisedën që kishte pasur me Presidentin Ilir Meta pak javë më parë.

“Jeni i lodhur se keni 6 vite në qeveri, që isni pa fund, pa limit, dilni në çdo televizion shpikni çdo lloj platforme për të bërë propagandë me arrogancë që nuk është parë në vite. AMA, AKEP dhe KAA brenda AMA-s janë borde të kontrolluara nga politika. Edhe në kushtet që thoni ju dhe unë. Edhe krimineli ka të drejtat e tij, prandaj unë do të mbroj kushtetutën dhe këtë po kërkoj. E di se çfarë është bërë në këtë parlament dhe sa herë kam goditur.

Vetëm pak muaj më parë isha në zyrën e Presidentit dhe më tha ‘Rudina nuk ke bërë mirë, më ka ngelur hatri me ju’ Pse i thashë?

‘Sepse më ke goditur’.

I thashë edhe mua me ju më ka mbetur hatri dhe kjo është reciproke, sepse ke bërë një gabim fatal. Ju duhet të ishit i pari që duhet të më kishit thirrur kur nuk dogja mandatin. Pse pritët 8 muaj të më thonit bravo të qoftë. Pse lejuat si PD-ja dhe çdo person militant të më delegjitimonte mua si e bija e Azem Hajdarit.

Cdo individ ka të drejtë të shprehë fjalën e lirë. Koha do të jetë ajo që do i tregojë të gjitha. Paketa anti-shpifje e con vendin drejt një Putinizimi dhe Erdoganizimi, i kthen kurrizin BE-se. Nuk duhet të jetë politika që duhet të kontrollojë mediat. Keni akoma kohë të tërhiqeni dhe ta rishikoni, ka nevojë për amendime. Vërtetë ka ankesa dhe mundësi për të parë si mund të shikojmë mediat online si nancohen. Janë disa cështje të nxehta që ju i përmendët.  Mos qani hallet e mia, unë qaj hallet e shqiptarëve” tha ajo. Hajdari iu përgjigj edhe kryeministrit Rama i cili solli në vëmendje lajmet e portaleve që e kanë tallur deputeten e djathtë. “Nuk jemi këtu për të qarë hallet e njëri-tjetrit. Mos ma qani hallin mua ju” – tha Hajdari.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303