fbpx

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Policia arreston 29-vjeçarin, zbulohet arsyeja

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka përfunduar në prangat e Policë së Shtetit, me qëllim ekstardimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari i kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndeve narkotike”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan dhe bënë arrestimin provizor të shtetasit V. Gj., 29 vjeç, banues në Spathar, Vau i Dejës.

29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences, Itali, më datë 27 shkurt 2020 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.