I shpallur në kërkim që prej 2016-ës, kapet shqiptari

polic.jpg

Policia italiane ka arritur të vërë në pranga një shqiptar, i cili kërkohej që në vitin 2016.

Mësohet se 23-vjeçari, i quajtur Armano Elezi ishte një trafikant shumë i kërkuar i drogës nga autoritetet italiane.

Ka qenë prokuroria e Pesaros, që e kishte shpallur në kërkim Elezin.

Ndërkohë, ai është arrestuar në Shqipëri dhe pritet që gjykimin ta marrë në shtetin italian.

Në 2016-ën, policia arrestoi 5 persona, ku Armano Elezi arriti t`i shpëtonte.

Ata posedonin rreth 2 tonë marijuanë./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303