fbpx

‘I thashë policisë që do na vihet flaka’, fqinja e familjes Josifi jep detajet e forta

Një tjetër fqinje ka folur për ngjarjen e rëndë që tronditi Kombinatin mbrëmë, ku Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të pajeta. Ajo tha se ka telefonuar disa herë policinë pasi shikonte sjellje të pazakonte te anëtaret e familjes.

“Shkova në Komisariat, i thashë i kam në derë. Kush e di si e kanë hallin. Na vihet flaka. Kanë kaluar në depresion. Asnjëherë në tre vjet nuk e kam takuar”, shprehet ajo.

Vetë Blerta Josifi është e vetmja e mbijetuar e kësaj tragjedie të madhe.