fbpx

I theu brinjët fëmijës 3-vjeç, përfundojnë hetimet për njerkun ”monstër’, ç’deklaroi ai?

njerku.jpg

Kanë përfunduar hetimet lidhur me çështjen e dhunimit të fëmijës 3-vjeç. Prokuroria ka arritur në konkluzionin se fëmija u dhunua nga njerku i tij, Alfred Kazanxhi, i cili ndodhet nën  masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Në atë periudhë u raportua se i mituri kishte marrë fraktura të shumta dhe brinjë të thyera. Kazanxhi e ka dhunuar fëmijën në kohën që nëna e tij kishte shkuar për të bërë pazar.

Kujtojmë se e ëma  e 3-vjeçarit u procedua në gjendje të lirë. Alfred Kazanxhi ka mohuar akuzat për dhunë ndaj 3 vjeçarit, duke u shprehur në gjykatë se i mituri kishte rënë nga divani, por gjykatësi nuk e ka marrë parasysh deklaratën e tij, duke e lënë në burg.

Tashmë pritet seanca paraprake në Gjykatën Penale të Tiranës, e cila do të vendosë për kalimin në gjykim të dosjes me të pandehurin Kazanxhi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303