fbpx

I treti në listë për qarkun e Elbasanit, Kandidati për deputet i Gramshit: Guri rëndë në vend të vet

besian.jpg

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Besian Ajazi është renditur i treti në listë, një zonë që i jep siguri për një vend në parlamentin e ardhshëm. Ndërkohë disa ditë më parë kur u publikua lista e PS, vetë Ajazi me anë të një statusi në Facebook, falenderonte kryeministrin Rama dhe Numrin dy të PS, Taulant Balla për besimin ndaj tij. Më tej,kandidati për deputet i Gramshit, falenderonte dhe strukturat e kësja force politike atje për mbështetjen e dhënë.

“Sot, me propozim të Drejtuesit Politik të Qarkut Elbasan, Taulant Balla dhe me miratim të Kryesisë së Partisë Socialiste dhe dakordësi të Kryetarit të PS Edi Rama, zyrtarisht jam kandidat për deputet në qytetin tim, në Gramsh , si pjesë e skuadrës fituese të PS në qarkun e Elbasanit. Faleminderit strukturave të PS Gramsh për mbështetjen, çdo socialisti të qytetit tim, çdo qytetari gramshiot që gjatë këtyre viteve të fundit më ka përkrahur, inkurajuar dhe shtyrë për ta çuar më tej ambicien dhe dëshirën time për t’i shërbyer me përkushtim Gramshit dhe gramshiotëve. Faleminderit Drejtuesit Politik të qarkut Elbasan, Taulant Balla që dëgjoi me realitet zërin e qytetarëve të Gramshit . Guri rëndë në vend të vet.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303